Me një popullsi prej 3 mln banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.

Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.

Gazetarja Aida Topalli tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në Dubai ka këngëtare apo personazhe të showbizit shqiptar që punojnë si eskorta. Topalli deklaroi se shifrat me të cilat paguhen eskortat në Dubai janë shumë të larta. Ajo tregoi se për 30 minuta shërbim një eskortë VIP paguhet deri në 700 euro, ndërsa për një ditë deri në 10 mijë euro.

Një eskortë luksi është një personazh VIP mund të jetë mis, modele, këngëtare dhe tarifa që i paguhet është shumë herë më e lartë se tarifat e vendosura nëpër faqe. Kemi dëgjuar edhe shifra 100 mijë euro për 3 ditë shoqërimi në Dubai. Po shikoja faqen eurogirls ku kishim edhe pafund vajza eskorta, kryesisht kishte ruse dhe ukrainase, shqiptare nuk pashë në atë faqe. Në Dubai shifrat vararionin nga 700 euro për 30 minuta shërbim seksual, deri në 10 mijë euro për 24 orë, që t’i shoqërojnë dhe ofrojnë shërbime seksi”, tha Topalli.

Ndërsa, eksperti Fatjon Softa tregoi se këto eskorta luksi nuk janë rezidente, por porositen me ditë të caktuara. Sipas tij, pas COVID Dubai është kthyer në një destibnacion për shërbimet e seksit.

Email us:
djunlocker1@gmail.com
costumer services
+ (480) 555-0103
Movies to watch
Subscribe Newsletter
Follow Us:

© 2024 SERIA TURE. All Rights Reserved. All videos and shows on this platform are trademarks of, and all related images and content are the property of, Seria Turke Inc. Duplication and copy of this is strictly prohibited.

Download Seria Turke Apps
image
image