Një ngjarje tronditëse është shënuar në Podujevë të Kosovës.

Nëna ka ndihmuar vajzën e saj vetëm 19-vjeçe që të abortojë në shtëpi në muajin e shtatë. Këtë krim, nënë e bijë e kanë kryer në banjon e banesës dhe dyshohet se foshnja ka rënë brenda në tualeti.

Rasti u zbulua pas komplikacioneve që pati vajza, e cila më pas kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e spitalit.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Pas zbulimit të rastit, nënë e bijë janë arrestuar nga policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Email us:
djunlocker1@gmail.com
costumer services
+ (480) 555-0103
Movies to watch
Subscribe Newsletter
Follow Us:

© 2024 SERIA TURE. All Rights Reserved. All videos and shows on this platform are trademarks of, and all related images and content are the property of, Seria Turke Inc. Duplication and copy of this is strictly prohibited.

Download Seria Turke Apps
image
image