I ftuar në “Cherry On Top”, Meriton Mjekiqi foli për marrëdhënien me Ilnisën pas daljes nga “Big Brother”-i dhe për planet dhe projektet që po përgatit në vijim.
“Ilnisa ka pasur shumë kujdes me mua kur kam dalë nga shtëpia, sepse Ilnisa e ka jetuar brenda asaj shtëpie çdo detaj. Edhe ngarkesë, edhe presion, edhe e ka kuptuar direkt kur ka dalë, që mediat kanë qenë ato që ndoshta e ngarkojnë tjetrin. Dalëngadalë i kemi diskutuar gjërat, sepse unë nuk kam qenë i interesuar të di se çfarë ka ndodhur. Kam dashur ta shijoj dhe me u marrë me punët që kam përpara. E kam mbyllur bashkëpunimin me Melindën që e kam këngën, e kam dhe me Capital T këngën. Kam shkruar edhe skenarin e filmit. Ilnisa e ka vazhduar. Jemi në përfundim. Unë ndonjëherë jam i pakënaqur dhe më thotë: ‘Çfarë ideje ke ti?’. Pastaj është dhe pjesa e emisionit.”
Më pas shtoi se do të ketë të reja dhe pas punëve do të ikë me pushime.
“Sa të mbaroj punët do të iki me pushime, sepse kam nevojë të shoh pak det.”