Qindra qytetarë kanë protestuar sot para Bashkisë Tiranë.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët në Bashkinë e Tiranës pas skandalit të fundit ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë lyer me bojë bashkinë dhe kanë hedhur drejt godinës shishe molotov.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili pretendohet se është edhe koka e skemës mafioze në këtë bashki.
Protestuesit janë përplasur me policinë, pasi disa nga këshilltarët e opozitës kanë tentuar të hyjnë brenda bashkisë. Kujtojmë se 5 drejtorë të Veliajt janë arrestuar dhe janë në masa shtrënguese pasi akuzohen se kanë vjedhur miliona para të qytetarëve.